E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, breshëri plumbash në banesë, nuk ka të lënduar

Breshëri me armë në në një banesë në Lezhë. Famirësisht nuk ka pasur të dëmtuar nga anëtarët e kësaj familjeje, përvec dëmeve në ndërtesë, si pasojë e breshërive të plumbave. Policia ka identifikuar dhe ka mundur të arrestojë autorin. 

LEZHE- Breshëri me armë në fshatin Tresh të rrethit të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa është qëlluar me armë zjarri mbi banesën e Bardhok Bushkolajt, pranë hekurudhes Milot-Lezhë. Famirësisht nuk ka pasur të dëmtuar nga anëtarët e kësaj familjeje, përvec dëmeve në ndërtesë, si pasojë e breshërive të plumbave.

Pas mbërritjes së policisë në vengjarje është bërë i mundur identifikimi i autorit Preng Gjoka nga Ishull Lezha dhe me pas arrestimi i tij. Nga të njëjtat burime bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur për arsye të dobëta pas një konflikti të lindur kohë më parë mes familjes Bushkolaj dhe autorit Gjoka. Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›