Tenton të vrasë ish-të dashurën, kapet babai i 2 fëmijëve
Para 6 muajve, vajza i ka dhënë fund lidhjes me 40-vjeçarin, pasi kishte mësuar se ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. I inatosur, Preng Gjoka e ka kërcënuar disa herë ish-të dashurën e tij dhe familjen e kësaj të fundit
LEZHË - Breshëritë e automatikut kanë terrorizuar pjesëtarët e familjes së Bardhok Kolës si dhe banorët e fshatit Tresh në rrethin e Lezhës. Të tmerruar, ata janë zgjuar nga gjumi rreth orës 4:00 të mëngjesit të djeshëm dhe kanë sinjalizuar policinë për ndihmë. Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivat blu kanë konstatuar se xhamat e shtëpisë së familjes Kola ishin bërë copë, por fatmirësisht nuk kishte viktima në njerëz. Brenda pak minutave janë shoqëruar mbi 20 vetë në lidhje me këtë ngjarje, mes të cilëve dhe një 40-vjeçar nga fshati Ishull-Lezhë. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lezhës, pohojnë se Preng Gjoka është i dyshuari kryesor për ngjarjen e shënuar në fshatin Tresh. Mësohet se, Gjoka prej disa vitesh kishte pasur lidhje sentimentale me vajzën e Bardhok Kolës. Para 6 muajve, vajza i ka dhënë fund lidhjes me 40-vjeçarin, pasi kishte mësuar se ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. I inatosur, Preng Gjoka e ka kërcënuar disa herë ish-të dashurën e tij dhe familjen e kësaj të fundit. Mëngjesin e djeshëm ai ka vendosur të hakmerret, duke qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të shtëpisë së familjes Kola. Fatmirësisht, në pjesën e përparme të banesës ku është zbrazur moria e plumbave ka qenë kuzhina, ndërsa pjesëtarët e familjes ishin në gjumë në dhomat e tjera. Burime pranë grupit hetimor sqarojnë se po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Nëse bëhet dokumentimi i plotë i ngjarjes dhe rezulton se Preng Kola është autor i saj, ai do të vihet nën akuzë për "vrasje e mbetur në tentativë" si dhe "mbajtje të armëve pa leje".
(d.b/BalkanWeb)