Lezhë, bulevardi i qytetit “pushtohet” nga të papunët
Papunësia në Lezhë matet lehtësisht duke vëzhguar bulevardin kryesor të këtij qyteti, nga ku konstaton në çdo orë të ditës qytetarë që presin ndonjë mundësi pune. Rruga është e monitoruar nga sytë e tyre me shpresë se dikush mund të ketë nevojë për ta.
Megjithëse nga ky vend, punësimi i tyre është i rallë, ndërsa ky ritual është i përditshëm deri në orët e mbremjes.
Jeta e këtyre njerëzve dhe familjeve të tyre lidhet me borxhet e mbijetesës, ndërsa kërkojnë vetëm qe t’u krijohet mundësia për të punuar.
Këta njerëz dalin çdo ditë në kërkim të një pune, e ndërsa çdo ditë ata hyjnë në borxhe. Kjo është panorama që paraqesin këta punëkërkues në Lezhë, ndërsa nuk ka moshë për këtë situatë.
(a.a/v.gj/shqiptarja.com)