Shullazi dhe Harizaj, pas apelit në prag të daljes nga burgu
SHKODËR - Është mbyllur sot seanca gjyqësore ndaj Emiliano Shullazit. Kjo pasi avokatët Blerim Bazhdari dhe Sokol Mengjeli sot në seancën gjyqësore kërkuan pushimin e ankimimit në apel.
Më pas gjykata mori parasysh kërkesën dhe vendosi pushimin e ankimimit dhe lënien në fuqi të vendimit për dënimin e Shullazit me 1 vit e 4 muaj nga gjykata e shkallës së parë të Lezhës.
Në këto kushte, Shullazi e Harizaj janë pranë lirimit, pasi periudha e qëndrimit në Gjykatën e Apelit hiqet si periudhë paraburgimi dhe 1 ditë aty është e barabartë me 1 ditë e gjysmë burg.
KUR U ARRESTUA SHULLAZI
Emiliano Shullazi është një emër i njohur për drejtësinë në Shqipëri. Ai është arrestuar së fundi në Shkodër në 29 qershor 2012. Në çastin e arrestimit, policia i ka gjetur atij dy pistoleta dhe i ka sekuestruar një mjet të blinduar.
Shullazi ishte arrestuar edhe disa muaj më parë, por para pak javësh gjykata e Tiranës e shpalli të pafajshëm për armëmbajtje pa leje. Edhe pse policia kishte shënuar se pistoletën e kishte Shullazi, ata ndryshuan dëshminë e tyre.
Në vitin 2009, Shullazi është arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike. Emri i tij u shfaq edhe në fushatën për zgjedhjet lokale, kur u angazhua në krah të kandidatëve të mazhorancës, duke sulmuar kandidatët e opozitës në Tiranë.
Emri i Shullazit ka dalë në disa media këto ditë si i lidhur me Bledar Balliun, që u ekzekutua dy ditë përpara arrestimit të tij në Tiranë.
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)