E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, burri vret ish vjehrrin, plagos gruan e divorcuar

LEZHE- Një 44 vjecar ka qëlluar për vdekje ish vjehrrin e tij dhe ka plagosur ish bashkëshorten e tij pas një sherri banal në fshatin Shën Koll të Lezhës.

Policia informon se autori Ludovik Murri kishte debatuar me dy viktimat e tij pasditen e së mërkurës. Disa orë më vonë në mesnatë kishte hyrë në banesën e tyre. Fillimisht kishte qëlluar ndaj 70 vjecarit Fran Vuksani duke e lenë të vdekur në vend. Më pas ka qëllur dhe në drejtim të ish bashkëshortes, Lindita Vuksani, 44 vjece duke e lënë të plagosur.Të shtënat me armë kanë tronditur banorët e Shenkollit.

44 vjecarja Lindita Vuksani është dërguar me urgjence drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit 44 vjecarit Ludovik Murra i cili pas krimit është larguar në drejtim të paditur.

Sipas NEWS24 familja Vuksani kishte urdhër mbrojtje nga gjykata për shkak të kërcënimeve të herahershme që autori i kishte bërë para se të ndodhte krimi.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›