Nene Tereza, Berisha në meshën e katedrales në Vau Dejës
SHKODER- Në katedralen “Nënë Tereza” në bashkinë e Vaut të Dejës është zhvilluar një meshë për nder të 100 vjetorit të lindjes së bamirëses shqiptare. Kryeministri Sali Berisha I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë e parlamentit kanë marrë pjesë në këtë ceremoni.
“Në një shekull askush nuk I dha më shumë nder qytetarëve të kësaj bote sesa shenjtorja e dhimbshurisë”- tha kreu i qeverisë në fjalën e tij
Meshën e celebruar në oborrin e katedrales e kanë ndjekur qindra të Shkodrës dhe të Vaut të Dejës. Mesha u celebrua nh nunci apostolik i akredituar në Shqipëri nga Vatikani, Ramiro Moliner Ingles.
(s.g/Balkanweb)