E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet sistem i ri diellor me shtatë planete

NJU JORK- Ekipi ndërkombëtar i austronautëve pohon se ka zbuluar një yll, i cili i ngjan Diellit dhe rreth të cilit qarkullojnë shtatë planete. Njëri prej këtyre planetëve mund të jetë më i vogli i zbuluar ndonjëherë jashtë sistemit diellor.

Në qoftë se hulumtimi konfirmohet, sistemi planetar rreth HD 10180, yje të vendosura në yllësinë jugore të Hidrës dhe në largësi 127 vite shëndritëse nga Toka, do të mund të jetë më i madhi të cilin e kanë zbuluar astronautët, njoftoi Observatori jugor evropian (ESO).

Astronautët pohojnë se është e mundur që në cilindo planet të cilët lëvizin rreth HD 10180 të ketë jetë. Planetet janë ose tepër të mëdha ose tepër të ngrohta, ndërsa sipas madhësisë, ka nga ato që i ngjajnë Saturnit, deri te ato të cilat i ngjajnë Tokës.

"Ky zbulim i pabesueshëm dëshmon se po hymë në një erë të re të hulumtimit të egzoplaneteve ", theksoi Kristof Lovis nga Universiteti në Gjenevë, autor i studimit të publikuar në revistën "Astronomy and Astrophysics".

Hulumtimi është fryt i punës gjashtëvjeçare. Astronautët kanë shfrytëzuar spektograf HARPS, i përforcuar në teleskop të madh 3,6 metra në La Stil në Kili.
(s.g/Mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›