E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe cikloni demton banesat

Nje ciklon qe ka zgjatur vetem 2 minuta ka lene pa cati rreth 9 banesa ne fshatin Rrile te komunes Shenkoll ne Lezhe.

Banesat kane dale thuajse jashte funksionit duke u demtuar pjesa me e madhe e catise si dhe pjeset e brendshme kryesisht ne linjat elektrike. Sipas banoreve nje situate e tille nuk eshte hasur asnjehere me pare.

Ata kerkojne ndihme per te meremetuar banesat ndersa ka nisur edhe sezoni i shirave. Nga prefektura e Lezhes eshte premtuar se nje grup ekspertesh do llogarise demet per te pare mundesine e nje ndihme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›