E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat Fajon Ne nentor te jepet vendimi final

Raportuesja Tanja Fajon pergezoi qytetaret e Shqiperise dhe Bosnjes pas miratimit te rekomandimit te Komisionit per liberalizimin e vizave.

Une shpresoj qe dy vendet te perfitojne levizjen e lire. Besoj se asnje vend anetar i BE-se nuk ka arsye te pengoje ne takimin e ministrave te nentorit procesin e liberalizimit u shpreh Fajon.

Duke folur ne nje konference per shtyp pas votimit Fajon theksoi se vendimi i sotem nuk eshte politik.

Po flasim per perspektiven e rajonit perendimor. Une them se dy vendet jane teknikisht gati dhe ne nentor duhet te jepet vendimi perfundimtar per levizjen e shtetasve te Shqiperise dhe Bosnjes tha Fajon.

Fajon theksoi nder te tjera se Franca nuk ka vendosur kushte per Shqiperine dhe Bosnjen por ka thene rezervat e saj.

Lidhur me Kosoven Fajon shprehu keqardhjen qe ky vend ende nuk ka marre nje udherrefyes per liberalizimin e vizave pasi pas pak muajsh do te mbetet si njolle e zeze ne rajon.

Do te jete shume e veshtire per Kosoven por shpresoj qe ky vend te mos mbetet i izoluar tha Fajon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›