E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe demtohen shtyllat e tensionit te larte

Një natë më parë, persona të paidentifikuar kanë dëmtuar me eksploziv dy shtylla të tensionit të lartë në afërsi të fshatit Kallmet të Lezhës.

Një nga shtyllat ka pësuar dëmtime në tre prej këmbëve të saj mbështetëse ndërsa shtyllës tjetër i është dëmtuar i gjithë bazamenti. Dëmtimi është kryer mbi shtyllat e interkonjeksionit 400 kilovolt që shërbejnë për transmetimin e energjisë nga Mali i zi drejt Shqipërisë.

Pak minuta pas shpërthimit që ka tronditur jo pak banorët e zonës, forca të shumta të policisë kanë shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e saj.

Ndërkohë që edhe punonjës të operatorit të sistemit të transmetimit kanë ndërhyrë për të mos lejuar dëmtimin  e mëtejshëm të shtyllave.

Sipas informacioneve, forcat e policisë kanë gjetur në njërën prej shtyllave edhe një sasi eksplozivi të pashpërthyer i cili është çaktivizuar nga ekspertët në këtë fushë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›