E Shtunë, 31 Tetor 2026

E vjedhin për ‘riciklim’

Pak ditë para festave të fundvitit, hajna të panjohur vodhën nga parku Dulwich, në Londër, skulpturën e artistes britanike, Barbara Hepworth, me gjasë për ta shitur si metal të vjetër.

Sipas portalit artlyst.com, vepra Dy Forma (Rrethi i Ndarë) është e siguruar në 500,000 pound, megjithëse vlera e saj në treg është më e lartë – afro një milion pound.

Skulptura është krijuar më 1969, kur Hepworth punonte vetëm skulptura të mëdha. Hepworth, që konsiderohet si një prej skulptoreve më të mëdha britanike, ka vdekur më 1975.

Zyrtarët komunalë ende shpresojnë se policia do ta gjejë veprën.

Ndryshe, disa nga veprat artistike që janë zhdukur deri më tani në Britani janë skulptura e Henry Moore “Recicling Figure" dhe ajo "The Watchers" e Lynn Chadwick, pastaj kali i bronztë i Elisabeth Frink, tri skulptura të Robert Mileham...

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›