E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hap i vogël për njeriun, i madh për autobotet

Ka filmbërës, puna e të cilëve karakterizohet me sukses, efikasitet dhe besnikëri për një shprehje të re kinematike. Kjo është ajo çfarë na sjell regjisori Michael Bay në pjesën e radhës të filmi të tij “Transformers 3”, një film që paraqet një simfoni me hyrje në ngjarje që ndodh në universin ton plot zjarr dhe metale e nuanca të pastruara.

“Transformers 3” me producent ekzekutiv Steven Spielberg vjen kapitulli i tretë i sagës “Transformuesit”. Një sekret nga e kaluara rrezikon të fillojë një luftë aq të madhe sa edhe Transformuesit nuk mund ta ndalin. Edhe njëherë Sam Witwicky do të bashkojë forcat me Autobotet, në përpjekje për të ndalur Deseptikonët, që kërkojnë dominimin total të universit…

Megjithatë, filmi nuk ka ndonjë vijë më të ndryshme se vijat e tjera filmike. Bay vazhdon rrëfimin e tij aty ku e ka lënë, sepse është ai që dëshiron që mos humbet në kohë me këtë film, që megjithatë konsiderohet si njëri prej filmave më të mirë në historinë e kinematografisë amerikane.

Filmi “Transformers: Dark of the Moon” do të shfaqet nga sot, pra nga dita e shtunë në DigiGold, që në Kosovë e sjell kompania IPKO.

Ai mund të shikohet pa përcjelljen e prindërve nga personat mbi 13 vjeçar.

TRANSFORMERS: DARK OF THE MOON

Regjia: Michael Bay; skenari: Ehren Kruger, bazuar në figurat e animatorit Hasbro; drejtor i fotografisë: Amir Mokri; montazha: Roger Barton, William Goldenberg dhe Joel Negron; muzika: Steve Jablonsky; dizajner: Nigel Phelps; kostumograf: Deborah L. Scott; efektet vizuale: Scott Farrar; producentë: Lorenzo di Bonaventura, Tom DeSanto, Don Murphy dhe Ian Bryce; Distributor: Paramount Pictures në bashkëpunim me Hasbro. Kohëzgjatja: 2 orë e 14 minuta.

Aktorë: Shia LaBeouf (Sam Witwicky), Josh Duhamel (Lennox), John Turturro (Simmons), Tyrese Gibson (Epps), Rosie Huntington-Whiteley (Carly), Patrick Dempsey (Dylan), Kevin Dunn (Ron Witwicky), Julie White (Judy Witwicky), Ken Jeong (Jerry Wang), Alan Tudyk (Dutch), Glenn Morshower (General Morshower), Lester Speight (Eddie), John Malkovich (Bruce Brazos), Frances McDormand (Mearing), Leonard Nimoy (Voice of Sentinel Prime) dhe Bill O’Reilly.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›