E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe, dy persona plagosen me armë zjarri

Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Policisë e Qarkut, e cila saktëson se ngjarjet e rënda ndodhen në harkun kohor e një orë në fshatin Markatomaj, të komunës së Zejmenit dhe në fshatin Gjorm, të rrethit të Kurbinit.

Në fshatin Markatomaj, të komunës së Zejmenit, rreth 12 km larg Lezhës, 35-vjeçari Petrit Marku, është qëlluar me armë zjarri rreth 200 metra larg banesës së tij, duke marrë plagë të rënda. I plagosuri pasi u pa e arsyeshme nga mjekët e spitalit rajonal u nis për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Ndërsa në fshatin Gjorm, të rrethit të Kurbinit, në afërsi të aksit rrugor kombëtar Lezhë-Tiranë ka ndodhur një tjetër plagosje me armë zjarri. Policia po punon për identifikimin e autorëve të krimeve./Start/

                                                                                             2011-01-03 11:13
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›