E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, 40 vjecari ekzekutohet në lokalin e tij, arrestohet autori

KUKES- Ekzekutohet me armë zjarri një 40 vjecar në qytetin e Kukësit. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lokalin e viktimës, Selman Matmuja, në lagjen Nr.6 të qytetit.
Burime nga policia bëjnë të ditur se autori i krimit është shtetasi Kanon Veseli, që tashmë ka rënë në prangat e policisë.

Ende nuk ka të dhëna të sakta lidhur me shkaqet e ngjarjes së rëndë, por mësohet se autori Kanon Veseli është kushëriri i parë i kryekomunarit të Tërthorës Remzi Veseli, i vrarë pak muaj më parë në pragun e shtëpisë së tij.

Në fakt, ende nuk dihet nëse vrasja e sotme ka lidhje me ekzekutimin e kryekomunarit, Remzi Veseli.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vrasjes. Sipas policisë, autori njihet si një person problematik.

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›