E Diel, 1 Nëntor 2026

Vranë nusen, “burg pa afat” për nënë e bir

Ditën e Enjte në fshatin Skrok të komunës Qukës në qytetin e Librazhdit,  Zemrie Belba, 31-vjeçare u gjet e vdekur në shtratin e saj. Familjarët thanë se vdekja ishte natyrale, por ekspertiza provoi se ajo ishte mbytur, dhe të dyshuarit kryesorë për ngjarjen janë I shoqi dhe e vjehrra e viktimës.

Shkaqet e vërteta të krimit nuk dihen ende, por dyshohet se shkak mund të ketë qenë xhelozia e bashkëshortit nga të shoqes. Alfred Belba ishte emigrant në Greqi. Me datë 19 dhjetor ishte kthyer pranë familjes për festat e fundvitit./Start/

                                                                                             2011-01-03 11:36
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›