70 vjet me Birce Haskon, mjeshtrin e karaktereve
Ne mesin e shume aktoreve te shquar te artit dhe te kinematografise shqiptare, ne brezin e dyte te aktoreve shqiptare, nga ata qe erdhen nga ILA, e qe per tre dekada e gjysme, e renditen emrin e tyre me merite ne artin e shtate shqiptar, eshte pa dyshim, edhe aktori i mirenjohur, Birce Hasko. Sot, nen shoqerine e miqve, kolegeve, familjareve dhe adhuruesve te aktrimit, i madhi Birce Hasko do te festoje shtatedhjete vjetorin e lindjes. Arkivi i Filmit ne ditelindjen e tij te 70 do te promovoje edhe albumin me krijimtarine e tij, botim i AQSHF, si dhe do te shfaqet nje montazh me disa nga rolet e tij me te spikatur ne kinematografi.
***
Birce Hasko, nje nga pedagoget me profesionale te ILA, Akademise dhe tani Universitetit te Arteve, me nje karriere te gjate prej kater dekadash, i dashur per publikun e gjere brenda dhe jashte vendit, nepermjet roleve te spikatura si ne teater, por vecanerisht ne filmin artistik, aktori qe ka krijuar modelin e nje intelektuali krijues, personaliteti i te cilit eshte i padiskutueshem dhe nje model i admirueshem per brezin e ri.
Birce Hasko u lind ne Dukat te Vlores, me 15 mars 1942, ne fisin e Gjongjinajve. Nga viti 1949-1953 kreu shkollen fillore (dy vite ne Dukat e dy ne Radhime, pasi babai i tij u transferua familjarisht aty me pune). Shkollen 7-vjecare e kreu ne Tragjas, pasi nuk kishte shkolle ne Radhime, ne vitet 1953-1957, ne shkollen "Zonja Curre". Mbas mbarimit te shkolles se mesme pedagogjike "Jani Minga" ne Vlore, gjate viteve 1957-1961, punon si mesues ne shkollen 7-vjecare ne Memaliaj. "Kam qendruar 3 vjet mesues ne Tepelene, pra nga vitet '61-'64. Kam qene arsimtar ne fshatin Amanikaj. Pastaj shkova ne Memaliaj ne shkollen 11-vjecare, ku jepja matematike". Ne Memaliaj angazhohet me trupen e Estrades amatore te qytetit. "Aty fillova te angazhohem me estraden amatore te qytetit. Shkolla e larte per aktor ishte celur ne '59-n, por neper rrethe nuk kishin njohuri per aktrim. Edhe une vete nuk i kisha njohurite e duhura. Nje inxhinier, qe kishte mbaruar shkollen ne Poloni, me shikon ne nje shfaqe ne Memaliaj dhe me nje komposto ne dore me thote: "Merre kete dhe kam nje sugjerim, duhet te vazhdosh shkollen per aktor!" As nuk e mendoja se do te kisha talent. Erdha, konkurrova, meqe me tha ai, dhe fitova". Qe nga viti 1969 punon si pedagog, pune te cilen e vazhdon edhe sot, ne moshen 70-vjecare, duke dhene lenden e Mjeshterise se Aktorit e duke nxjerre me dhjetera e qindra aktore ne 43 vjet karriere si nje personalitet i nderuar i atij Universiteti. Per punen e tij akademike i eshte dhene titulli "Profesor" ne vitin 1995. Nga shtatori i vitit 1989 - nentor 1992 ka kryer detyren e dekanit te Fakultetit te Artit Skenik. Si aktor fillimet i ka ne teater, por shkelqimin e pati ne filmin artistik. Ne skenen e Akademise se Arteve, me studentet dhe pedagoget ka marre pjese ne disa shfaqje, duke shkelqyer ne cdo rol qe ka pasur. Si aktor i jashtem ka interpretuar ne kater pjese ne Teatrin Kombetar, "Shtepia me dy porta" (Abaz Kola), "Familja e peshkatarit" (Shazo), "Tiranozauri" (Kalebi), "Mysafiri i mallkuar" (Ministri). Nga teatri, i paharruar mbetet roli i Milo Tafanit ne komedine "Shi ne plazh", shkruar nga Teodor Laco, pjese e vene ne skene nga Gezim Kame me pedagoget e ILA ne vitin 1985. Me rolin e fundit ne skenen e teatrit "Bylis" ka interpretuar gjithsej mbi 12 role, por i shtojme ketu edhe 27 pjese te tjera te vena me studentet si pedagog-regjisor. I vecante dhe i vyer kontributi i tij i cmuar ne kinematografine shqiptare, ku ka interpretuar me dhjetera role. Roli i tij i pare ne kinematografi eshte ne vitin 1971, ballisti ne filmin "Kur zbardhi nje dite" te regjisorit Piro Milkani. "Ballisti ne filmin me Pirro Milkanin 'Kur zbardhi nje dite' ka qene roli im i pare. Piro Milkani eshte regjisori i pare qe me ka hapur rrugen e bukur te kinemase. Me pas jeta ime artistike vijoi dhe me filma te tjere, por dhe ne interpretime ne teater. Nuk shkoja per te kerkuar role, por me kane kerkuar". Ne karrieren e tij te gjate e te suksesshme ne kinematografi Birce Hasko eshte vleresuar me cmime, tituj, urdhra e medalje te ndryshme. Ne vitin 1976 vleresohet me urdhri "Naim Frasheri" te klasit te dyte, ne vitin 1988 merr titullin e larte "Artist i Merituar". Ne festivalin e VII te Filmit Shqiptar, ne 1987, merr Medaljonin e Festivalit per interpretimin e rolit te dajes ne filmin "Dhe vjen nje dite" te Vladimir Priftit. Ndersa ne Festivalin e VIII te Filmit Shqiptar ne 1989, vleresohet me Cmimi i III per interpretimin e rolit te babait te Danes ne filmin "Shkelqim i perkohshem". Ne vitin 2002 merr titullin "Mjeshter i Madh", nga Presidenti i Republikes dhe po kete vit shpallet "Qytetar Nderi" i Orikumit.