E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama-Kameron: Misioni në Afganistan në fazat përfundimtare

Në konferencën e përbashkët për shtyp mbajtur pas takimit me dyer të mbyllura, Obama-Kameron thanë njëzëri se misioni në Afganistan është në “fazat përfundimtare”.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, të dy liderët theksuan se pavarësisht jetëve të humbura në Afganistan është bërë shumë progres.

Forcat ndërkombëtare do të marrin rol mbështetës dhe trajnues duke filluar nga viti 2013, dhe do të tërhiqen në mënyrë të plotë në vitin 2014.

Kryeministri Britanik, David Kameron, tha se nuk “do t’i japë fund para kohe misionit në Afganistan“  pavarësisht kostos së lartë.

Në Afganistan situata është tepër e tensionuar pasi vetëm pak ditë më parë, një ushtar amerikan vrau 16 civilë të pafajshëm.

Obama tha se ngjarjet tragjike të ditëve të fundit në Afganistan ishin një përkujtues se sa i vështirë ishte misioni.  “Por nuk mund të harrojmë për asnjë moment se forcat tona kanë bërë vërtet progres“, shtoi ai.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-03-14 20:34
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›