Lezhë, furgoni përplas 10-vjeçarin

Një 10-vjeçar është plagosur rëndë mëngjesin e sotëm në Lezhës pasi u përplas nga furgon.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Balldre ku 10-vjeçari ishte duke kaluar në anën tjetër të rrugës kur është përplasur nga një furgon me targa të kryeqytetit.
Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin Ushtarak ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.