Fondi shqiptaro-amerikan gati te mbeshtese projektet ne Tirane
Fondi shqiptaro-amerikan i sipermarrjeve dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit shprehen sot gatishmerine e tyre per te mbeshtetur projektet e bashkise se Tiranes ne permiresimin e jeteses ne kryeqytetin shqiptar. Dy bordet e drejtoreve te Fondit dhe te Fondacionit biseduan sot me drejtuesit e rinj te bashkise se Tiranes per te bashkerenduar punet ne te mire te kryeqytetit ku detyrat e para jane zhvillimi ekonomik punesimi permiresimi i cilesise se jeteses dhe te qeverisjes komunitare.
shte nje rast te vecante qe bashkia ka nje agjende shume te gjere projektesh per investime dhe zhvillim - thote drejtuesi i Fondacionit Majkell Granof - sepse edhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan ka pergatitur projekte qe te ngreje veprimtarite e veta ne fusha te ngjashme. Diskutuam gjate se si te kalohet nga projekte tek zbatimi konkret i tyre sepse partneriteti publik privat po ecen mire ne Shqiperi.
Ai theksoi se qeveria nuk punon dot e vetme dhe as privati nuk punon dot vetem keshtu bashkepunimi mes tyre eshte mese i nevojshem. Parate e taksapaguesve shqiptare dhe parate e qeverise amerikane kane rastin qe te bashkohen perseri per te permiresuar jetesen ne Tirane. Ky bashkepunim do te jete i matshem ne perfitime dhe vlera konkrete per te cilat do te flitet ne takimin me te afert - tha zoti Granof.
Kryetari i ri i bashkise se Tiranes Lulezim Basha tha se kryeqyteti shqiptar eshte i nderuar te kete mbeshtetjen me projekte zhvillimi nga fondacioni shqiptaro-amerikan dhe ato do te konkretizohen shume shpejt. Konstatuam nje seri projektesh te ngjashme dhe pres shume shpejt konkretizimin e tyre - tha ai.
Donatore te ndryshem amerikane dhe europiane kane shprehur gadishmerine qe te mbeshtesin Tiranen ne projektet e zhvillimit. Perfaqesues te Bankes Boterore dhe te Bashkimit Europian po ashtu. Deri tani shume projekte te reja po pengohen nga mungesa e nje plani te pergjithshem urbanistik qe Tirana nuk e ka ende pas 20 vjetesh ndersa popullata u trefishua ne nje kohe te shkurter bashke me mijera ndertime te parregullta.