Largimi i Thaçit nga PDK-ja, Haliti e mohon

Ndërsa në Kosovë ditët e fundit po flitet për një reformim të PDK-së dhe mbi të gjitha një largim të kryeministrit kosovar Hashim Thaçi , Xhavit Haliti thotë se PDK-ja është më unike se kurdoherë më parë.
Haliti thotë se Thaçi pritet të mos ketë kundërshtar por sipas tij të drejtën e kandidimit mund ta shfrytëzojë secili që është i interesuar.
Haliti ka paralajmëruar fillimin e reformave që nuk kanë për qëllim largimin e askujt, por fuqizimin e mëtejshëm të partisë.