Lezhë, grabitet kazinoja, pranga autorit
Grabitet me armë zjarri një sallë lojërash fati në Lezhë, ndërkohë që policia ka arritur të arrestojë në kohë autorin.
Ngjarja ndodhi në lagjen Gurra, ku 28-vjecari Anton Gjeti grabiti 400 mijë lëkë nga kazinoja dhe më pas u largua me shpejtësi në banesën e tij, ku edhe u krye prangosja.
Mësohet se në momentin e operacionit përkapjen e tij, Gjeti ka qëlluar me armë drejt policisë. NUk është regjistruar asnjë efektiv apo person tjetër i lënduar.