E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirditë, gjenden 800 rrënjë kanabis në fshatin e braktisur

MIRDITË- Policia ka arritur të zbulojë parcela të tëra me kanabis Sativa në një fshat të braktisur të Mirditës, çka vështirëson edhe punën për kapje e autorëve. Burimet policore thanë se "rreth 800 rrënjë bime narkotike të tipit Kanabis Sativa janë zbuluar dhe më pas asgjësuar në fshatin Kuzhnen të komunës Kaçinar". Sipas tyre, bimët ishin mbjellë pak metra larg rrugës nacionale, pranë varrezave të këtij fshati.
Drejtoria e policisë së Lezhës njofton se bimët janë shkatërruar tashmë dhe se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ne vendin e ngjarjes janë gjetur pajisje te ndryshme dhe sende te cilat u sekuestruan si prova materiale dhe me ane te të cilave do të zbulohen gjurmët e gishtave të autorëve.

Në fshatin Kuzhnen gjatë viteve të fundit janë shpërngulur të gjitha familjet, duke e lënë këtë zonë në ekzotikën e vet dhe natyrisht një hambar i mirë për drogë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›