E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe, kapen me drogë, katër persona në pranga

LEZHË- Katër persona, që të gjithë banues në Lezhë, u vunë në pranga sot, pasi u kapen me lëndë narkotike. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë se Qarkut Lezhë, bënë të ditur se të arrestuarit janë Gjon Prenga, 30 vjeç, Andrea Gjoka, 28 vjeç, Vitor Gjoka, 37 vjeç, Elidon Prenga, 19 vjeç.

Sipas të njëjtit burim, mësohet se këta shtetas janë kapur në flagrance në vendin e quajtur “Ura e Grykë Manatisë”, Lezhë, teksa udhëtonin me automjetin tip “Mitsubishi”, me targe LE 6145 A, në pronësi të shtetasit Gjon Prenga. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet është gjetur një sasi lëndë narkotike e dyshuar si “cannabis sativa” ne sediljen e pasme të automjetit, e futur në dy qese plastike në një sasi prej 3.2 kg.

Ndërkohë, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Vitor Gjoka, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale një armë zjarri pistolete me mulli me 30 fisheke, një pushkë sportive me 50 fisheke, një armë gjahu teke etj.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›