Rama: Votoni 29, çlironi Shqipërinë nga regjimi dhe Saliun nga antiplumbi
RRËSHEN- Partia Socialiste ka zhvilluar sot pasdite një takim elektoral me banorët e Rrëshenit. Gjatë fjalës së tij Rama ka ftuar mirditorët që më 23 qershor të votojnë numrin 29, ditën e Çlirimit, ditën që sic tha Rama, Shqipëria do çlirohet nga regjimi.
“29 është dita e Çlirimit të Shqipërisë, duhet ta dini që Saliu me dy 4 nuk kalon dot asnjë klasë më tutje. Ju do çlironi energjitë e jashtëzakonshme të këtij populli për të shkuar drejt Europës, duke e ndërtuar atë këtu, por do bëni edhe një sevap të madh, do çlironi Saliun nga antiplumbi, do ta ktheni në një gjysh normal, t’ja lexojë përrallat nipërve dhe mbesave të vetë. Numri
çliron Shqipërinë nga pushteti i frikës dhe korrupsionit dhe i jep mundësi shqiptarëve që të kenë një qeveri që fillon betejën me krimin dhe që vendos rendin e qetësinë”, tha Rama.
Përpara këtyre banorëve Rama u shpreh se ka një ndryshim mes personave që mbushin sheshet e PS, nga ata që mbushin ato të PD.
“Tek ju shoh entuziazmin e rilindjes, duam që ëndrrat dhe shpresat e njerëzve të ndershëm të Mirditës të bëhen realitet me votën e 23 qershorit. Është e zakonshme ta shohësh dhe ta prekësh dallimin me ta, ata i mbushin sheshet me robërit e pushtetit që i kërcënojnë me bukën e gojës, ne na presin njerëzit e zakonshëm që vijnë lirisht, që refuzojnë rrënimin e vazhdueshëm”, tha Rama.
Sipas tij, kjo qeveri “E ka lënë Mirditën pa punë, pa asnjë mundësi për të shfrytëzuar pasuritë e veta nëntokësore, në varfëri dhe i mbyt me taksa të padrejta edhe ata sipërmarrës, ata njerëz punëtorë që jetojnë me një dyqan”.
Duke përshkruar gjendjen ku ndodhen sot shumica e shqiptarëve dhe mirditorëve, Rama nënvizoi se, “Ne të gjithë bashkë nuk luftuam kundër regjimit të vjetër që thuajse çerek shekulli më pas të gjendeshim në një pushtet që mbyll shkollat për të realizuar mitingjet e kryeministrit, nuk luftuam kundër regjimit të vjetër që thuajse çerek shekulli më pas kërcënon mësuesit me bukën e gojë, që u ofron studentëve jashtë udhëtim falas në Shqipëri me një kompani ajrore monopol në këmbim të votës. Kjo nuk është Shqipëria që duam. Ne nuk luftuam që pas çerek shekulli njerëzit të mos kenë ujë për të pirë, për tu larë, për të vaditur tokat. Ne nuk luftuam që thuajse çerek shekulli më pas shqiptarët të ishin të grabitur në pasuritë e tyre nëntokësore. Pasuritë nëntokësore të Mirditës janë të mjaftueshme që ky popull të jetojë në mirëqenie, që të mos përfitojë nga to vetëm Mirdita por e gjithë Shqipëria, ndërkohë që sot pasurohet vetëm një grusht njerëzish. Ja pse themi që do ulim taksat për 95% të shqiptarëve, se do ti lehtësojmë shqiptarët e vetëpunësuar që jetojnë me dyqanet e tyre duka iu përgjysmuar tatim fitimin”, tha Rama më tej.
Rama kundërshtoi më tej taksën e sheshtë, atë që sipas tij, kryeministri ua servir shqiptarëve si të ishte taksë e dërguar nga zoti.
“Katragjyshi me jelek antiplumm thotë se qenka taksë e zotit ajo taksa e sheshtë, pra shqiptarët varfërinë e paskan nga zoti, papunësinë, barrën e taksës dhe ky i dërguar i zotit në tokë paska vetëm detyrën t’i gënjejë shqiptarët nga mëngjesi deri në darkë”, tha ai ndërsa ftoi qytetarët e Rrëshenit të votojnë më 23 qershor, “Që Shqipëria të vazhdojë në rrugën e rrënimit, apo për të vendosur ta rilindim Shqipërinë”.
(m.a/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Lezhë, Rama: Bëni zgjedhje me mend në kokë, ndryshoni Shqipërinë me votë