E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Saliu, i dërguari i Zotit me taksën e sheshtë. Çlirojeni nga antiplumbi

ed-ramaRrëshen- Në prezantimin e rradhës së skuadrës së rilindjes në qytetin e Rrëshenit, kryesocialisti Edi Rama u ka bërë thirrje demokratëve dhe socialistëve të votojnë PS-në më 23 qershor, pasi sipas tij, dy janë rrugët të cilat ata duhet të zgjedhin, rrënimin, ose rilindjen.

Më 23 qershor nuk është një zgjedhje mes një partie e një partie tjetër, sështë një zgjedhje për të heq një kryeministër që është bërë si pikëpyetje e të vendosim një kryemnijnis si unë që jam si pikëçuditje, është nëse shqiptarët do shkojnë drejt rrëinimit apo ta rilindim Shqipërinë, nëse do ju japim fëmijëve pa dallim, demokratë e socialistë arsimin që duam.

Me dy katra smund të kalosh më asnjë klasë më tutje. Me votën për 29-ën ju do çlironi energjinë e jashtzakonshme të këtij popoulli për të shkuar drejt evropës por duke e ndërtuar evropën këtu,- tha Rama.

Duke u ndalur tek investimet që nuk ka bërë qeveria për rrethin e Mirditës, Rama thekesoi:

E ka lënë Mirditën pa punë, e ka lënë Mirditën pa sistem vaditje të tokave, e ka lënë Mirditën pa asnjë mundësi për të shfrytëzuar pasuritë e veta nëntokësore, e kanë lënë Mirditën pa mësuesit e duhur për fëmijët, e ka lënë Mirditën në varfëri dhe i mbyt edhe ata sipërmarrës, ata njerëz punëtorë që jetojnë me një dyqan, me taksa të padrejta, me taksa që po ju marrin frymën atyre që shesin dhe po çojnë drejt falimentimit dyqanet e ushqimoret.

Një rrënim që e ka lënë Mirditën njësoj si gjithë Shqipërinë, kudo, me nëna e baballarë që kokë ulur shkojnë në ushqimore për të shënuar emrin e tyre në listë e për të marrë borxh bukën e gojës. Për të marrë borxh bukën e gojës në një vend të bekuar si i yni që i ka të gjitha ato që i duhen që populli të jetojë në mirëqenie, harmoni e progres.

Rama theksoi se shqiptarët 22 vite më parë nuk e përmbysën një rregjim, për një pushtet që sipas tij, merr rob prindër e nxënës në mitingje, nuk jep certifikatat e tokës, edhe pse premton.

Ne, të gjithë bashkë, nuk luftuam kundër regjimit të vjetër, që thuajse, çerek shekulli më pas të gjendeshim nën një pushtet që mbyll shkollat për të realizuar mitingjet e kryeministrit. Nën një pushtet që kërcënon rrogëtarët e shtetit me vendin e punës dhe bukën e gojës për tu marrë me zor votën. Ne nuk luftuam kundër regjimit të vjetër që 20 e kusur vite më pas të gjendeshim nën një pushtet që u ofron studentëve jashtë udhëtim falas në Shqipëri me një kompani ajrore, që është monopol i pushtetit në këmbim të votës, së fotografuar. Kjo nuk është Shqipëria për të cilën ne luftuam! Kjo nuk është Shqipëria e njerëzve të lirë e të ndershëm të këtij vendi!

Ne nuk luftuam, që thuajse, një çerek shekulli pas rënies së regjimit, të gjendeshim në kushtet kur njerëzit nuk kanë ujë për të pirë, nuk kanë ujë të rrjedhshëm për tu larë e nuk kanë ujë për të vaditur tokat e tyre, por përmbyten nga shiu më i parë. Kjo nuk është Shqipëria që duam!
Ne nuk luftuam, që thuajse, një çerek shekulli më pas shqiptarët të ishin kaq të varfër, kaq të papunë e kaq të grabitur në pasuritë e tyre të përbashkëta, të grabitur në pasuritë e tyre nëntokësore”,- tha Rama.

Teksa duke u ndalur tek taksa progresive dhe tek akuzat e kryeministrit për të, Rama e quajti Berishën si të dërguar të zotit që predikon taksën e sheshtë si shpëtim të shqiptarëve.

Katragjyshi me jelek antiplumb, në Tiranë, u thotë shqiptarëve se taksa e tij e sheshtë na qenka taksa e Zotit, pra shqiptarët varfërinë e paskan nga Zoti, shqiptarët papunësinë e paskan nga Zoti, shqiptarët barrën e taksave, që po u marrin frymën, e paska nga Zoti dhe ky i dërguari i Zotit në tokë paska vetëm detyrën ti gënjejë shqiptarëve nga mëngjesi në darkë.

A e keni dëgjuar katragjyshin me antiplumb kur thotë mos i dëgjoni socialistët, lëreni rrugën e tyre të taksimit të ndershëm se ne do ua japim lekët në dorë. Do tua japim lekët në dorë, thotë Saliu, lekë të dorë për naftën, lekë në dorë për farërat, lekë në dorë për plehun, lekë në dorë për përmbytjet. Po a ka më shqiptar që beson që Saliu i jep njeriu lekë në dorë ndërkohë që dora e Saliut është në xhepin e çdo shqiptari dhe ka bërë trokë xhepin e shtetit shqiptar.

Po kur u thoshte dje, fermerëve në Shkodër, iu thoshte se deri në fund të këtij vitit do tu japë certifikatën e tokës. Po pse nuk e dha tetë vite rresht që ishte në pushtet? Pse nuk i dha një fermeri të vetëm certifikatën e tokës. Si ka mundësi që ata që janë pronarë janë sot të më varfër, ata që u përndoqën nga regjimi komunist janë edhe sot përsëri të përndjekur, ata që kanë 20 e kusur vite që punojnë tokën përsëri sot pa certifikatën e tokës? Kush e beson më këtë katragjysh, që vesh antiplumbin dhe tregon përralla gjithë ditën duke mbajtur njerëzit rrugëve bashkë me rrugët që kanë mbetur rrugëve dhe ato se një rrugë nuk e ndërtoi nga fillimi në fund.
Iu tha njerëzve edhe në Lezhë, edhe në Shkodër, se do tu jap çdo qindarkë në dorë për përmbytjet, por sa përmbytje? Ai nuk mban më mend sa shumë herë janë përmbytur njerëzit e jo më tu japë lekë për përmbytjet. Askush se beson!
Ma tha bukur shumë një burrë i vjetër në Lezhë ky tha mirë na përmbyti me ujë, por ky na mbyti edhe me rrena,- theksoi Rama.

Ndërsa teksa i bëri thirrje qytetarëve që më 23 qershor të mos shkojnë vetëm në kutitë e votimin, Rama tha se me votën e tyre kundër PD-së do ti bëjnë nder edhe kryeministrit sipas tij.

do ta çlironi Saliun nga antiplumbi, ta heqi antiplumbin, do çlironi edhe 200 roje që i shkojnë nga prapa, të shkojnë të bëjnë një punë të hajrit. Do ta ktheni në një gjysh normal që tu lexojë përrallat nipave dhe mbesave të vet e të mos shkallojë më Shqipërinë me përralla pa kuptim, marrëzira e absurditete, përralla që nuk i beson askush,- theksoi kryesocialisti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›