E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përurohet Vërmicë-Merdar, i ftuar edhe Berisha

Ne ceremonine e perurimit te 38 kilometrave te para te autostrades Vërmicë- Merdar pritet te marre pjese edhe kryeministri Sali Berisha. Ai eshte ftuar nga homologu i Kosoves, Hashim Thaçi për të qene pjese e ceremonise.

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Fehmi Mujota, në konferencën e nje dite me pare prezantoi parapërgatitjet rreth përurimit të pjesës së parë të autostradës Vërmicë-Merdar, në gjatësi prej 38 kilometrave, ku ftoi qytetarët e vendit që të marrin pjesë në përurim.

Do të jetë një ditë e shënuar për Republikën e Kosovës, është një e arritur shumë e madhe në historinë e ndërtimit të Kosovës, tha Mujota, i cili shfrytëzoi rastin për të falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës, e veçmas të asaj pjese ku tashmë ka përfunduar ndërtimi i këtij segmenti, për siç u shpreh ai, bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Mujota shprehu falënderime edhe për autoritetet lokale për kontributin e dhënë në zgjidhjen e  problemeve të ndryshme, si dhe firmën ndërtuese.

Ministri Mujota konfirmoi se autoriteti mbikëqyrës i autostradës ka certifikuar të gjitha punimet, gjë që dëshmon se punimet janë kryer sipas standardeve evropiane të ndërtimit.

Gjatë kësaj konference, Mujota bëri të ditur se Ministria e Infrastrukturës do të vazhdojë fuqishëm me ndërtimin e segmenteve tjera të kësaj rruge, si dhe shprehu bindjen e plotë se do të punohen edhe segmentet tjera pa ndërprerje, pasi që tanimë janë bërë të gjitha përgatitjet si në aspektin buxhetor gjithashtu edhe në atë profesional. (kohaditore)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›