E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, konflikt për pronat në Gjykatë, vritet 1, plagosen 4 vetë

LEZHE-Një sherr mes dy familjeve emër për pronat ka degraduar deri në vrasjen e një personi dhe plagosjen e 4 personave në Lezhë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para godinës së Gjykatës së Lezhës ku familjet kishin shkuar për të zgjidhur çështjen e pronave por që ka përfunduar deri në përdorimin e armëve. Konflikti nisi që brenda sallës së gjyqit, ku anëtarët janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe janë përleshur dhe fizikisht. Më pas sapo kanë shkelur jashtë godinës së gjykatës, pranë dyrve të gjykatës janë dëgjuar të shtëna armësh, ku si pasojë ka mbetur i vrarë në vend, Endri Pepaj, ndërsa janë plagosur 4 persona, 3 prej tyre tepër rëndë për jetën. Të plagosurit me plagë të rënda ndodhen në spitalin e Lezhës dhe është e pamundur lëvizja e tyre drejt Tiranës për shkak të plagëve të marra.
Mësohet se viktima dhe të plagosurit janë anëtarë të një familjeje.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe të plagosurit dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›