E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas divorcit, plagos ish-bashkëshorten dhe vajzën

Rubik Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 42-vjeçar. Ilirjan Buraku u arrestua pasi ka plagosur me thikë ish-bashkëshorten dhe vajzën e tyre. Ngjarje e cila ka ndodhur në qytetin e Rubikut.

Bashkëshortja Diana Buraku, 42 vjeç dhe vajza E.Buraku ndodhen në spitalin e Rrëshenit jashtë rrezikut për jetën.

Siç bën me dije policia Buraku kishte dhunuar dhe kërcënuar edhe më parë dy ish-pjesëtaret e familjes së tij.

Megjithëse ekzistonte një urdhër për marrjen në mbrojtje të 42-vjeçares dhe vajzës 17 vjeç, me 31 dhjetor të vitit të kaluar Buraku kishte ushtruar dhunë mbi ato.

Pas kësaj ngjarje ai ishte lënë i lirë nga policia pas tre ditësh. Lënia e lirë e tij solli edhe ngjarjen e ditës së sotme e cila mund edhe të kishte rezultuar fatale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›