Fajon Disa vende te Ballkanit rrezikojne pezullimin
Procesi i liberalizimit te vizave per disa vende rrezikon te pezullohet ne muajin mars. Keshtu eshte shprehur per median serbe Novosti raportuesja per vizat ne Parlamentin Europian Tanja Fajon. Bashkimi Europian ka pershpejtuar procedurat per verifikimin e mekanizmit per pezullimin e regjimit te vizave. Danimarka vendi qe mban Presidencen e radhes se BE-se ka renditur si prioritet mbrojtjen e azilkerkuesve dhe eshte ajo e cila eshte duke hartuar me shpejtesi vendimin. Fajon thote se diskutimi perfundimtar per dokumentin do te behet ne Komisionin per Lirine Civile Drejtesine dhe Punet e Brendshme ne fund te janarit. do gje duhet te jete e perfunduar une mendoj por deri ne shkurt mars thote ajo ne intervisten per Novosti.
Dokumenti percakton nje heqje graduale te regjimit fillimisht per te pezulluar gjashte muajt e pare pastaj nente pastaj shteti thjesht kthehet ne listen e zeze. Ata kerkuan qe pezullimi i perkohshem i vizave te jete sa me fleksibel te jete i mundur ne favor te vendeve qe i kane hequr vizat. Si rezultat bisedimet tani jane duke shkuar ne drejtimin e duhur ndermjet Keshillit te Ministrave te Parlamentit Europian dhe Presidences daneze.