E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, ElBaradei tërhiqet nga gara për president

Lideri i reformues i Egjiptit Mohamed ElBaradei në mënyrë të papritur është tërhequr nga gara presidencial. Vendimi i tij është marrë si formë proteste ndaj dështimit të këshillit ushtarak për futjen e vendin në shtegun e demokracisë.

ElBaradei qëndronte pas lëvizjes që solli largimin e Presidentit Hosni Murarak. Pavarësisht se Mubaraku është dorëhequr prej shumë muajsh në vend ende nuk janë mbajtur zgjedhjet presidenciale.

Në një konferencë për shyp ElBaradei tha se Këshilli i Lartë i Forcave të Armatosura që mori pushtetin pas largimit të Mubarakut ka qeverisur sikur në vend nuk kishte ndodhur revolucion dhe sikur nuk ishte rrëzuar qeveria.

Ndërgjegjja ime nuk ma lejon që të garoj për president apo ndonjë pozicion tjetër zyrtar nëse në vend nuk ka një kornizë demokratike, është shprehur ElBaradei pavarësisht se ai shihej si pretendenti kryesor për president.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›