E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, makina del nga rruga, plagoset drejtuesi i mjetit

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar mbrëmjen e sotme në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në vendin e quajtur "Knava", ku drejtuesi i një automjeti ka humbur kontollin e mjetit duke dalë nga rruga, e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë. I aksidentuari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Ndërkaq forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›