E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkeljet në prokurori, Halimi: Ina Rama duhet të ndez llampat e alarmit

Tiranë- Ministri Halimi ka deklaruar se gjendja në Prokurori është alarmante. Ai ka raportuar sot në Komisonin e Ligjeve mbi kontrollet e kryera në insitucionin e Prokurorisë ku sipas tij janë gjetur mangësi serioze dhe madje ka patur raste kur janë harruar në burg njerëz që kishin mbaruar dënimin.

Halimi raportoi se janë kontrolluar 83 prokurorë dhe janë kryer 653 procedime penale, të gjitha këto të nxitura nga ankesat e qytetarëve.

Në kundërpërgjigjje të kryeprokurores Halimi ka deklaruar:

“Ina Rama duhet të ndizte llampat e alarmit dhe të analizonte shkeljet me seriozitet, jo me mendjelehtësi, është shumë e rëndësishme kjo. Dhe jo te dilte e të thoshte që nuk jam dakort të më kontrollojë ministria, e ka fajin gjykata, e ka fajin ministria, e ka fajin KLD-ja që më sjell kallzime, e ka fajin gjykata që nuk më pranon ankimimet. ”

Ndërkohë deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko, e ka  akuzuar ministrin Halimi si përfaqësuesin simbolik të luftës që i bëhet prokurores së përgjithshmedhe ka thënë se bashkëpunimi ministri prokurori është zero.

Eduart halimi i është përgjigjur ankesës së kryeprokurores Rama se Gjykatat rrëzojnë vendimet për shkarkim të gjyqtarëve, me arsyen që sipas tij kryeprokurorja nuk ka dorëzuar kurrë një ankimin në KLD.

Sipas Halimit shkeljet më të shumta janë zvarritja e proceseve hetimore dhe shkelja e afatit kohor. Sipas tij nga kontrolli që është kryer në 16 prokurori të shkallës së parë dhe në 2 prokurori të apelit, ka rezultuar se 10 subjekte kanë shkelur afatet hetimore.

Një raportim të ngjashm bëri dje në Komisionin e Ligjeve edhe kryeprokurorja Ina Rama, e cila u ndal tek hetimi i zyrtarëve duke thënë se imuniteti nuk lejon hetimin e tyre. Ajo ka kërkuar heqjen e imunitetit pasi ju mundëson zyrtarëve abuzimet me pushtetin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›