Vjedhja e kabllove, fenomeni që shqetëson Beratin
Vjedhja e kabllove në qytetin e një mbi një dritareve është kthyer në një fenomen shqetësues për banorët. Vetëm në ditët e fundit janë denoncuar me dhjetëra raste të grabitjeve të kabllove në shtylla dhe gabina nga ana e qytetarëve, por edhe nga biznese të ndryshme, me qëllim tregtimin e tyre më pas për skrap.
Banorët shprehen jashtë kameras se vjedhja e kabllove i ka lënë ato për disa ditë pa energji elektrike në këto temperatura të larta të stinës së verës, duke u shkaktuar po ashtu edhe dëme ekonomike në biznese. Sipas të dhenave nga policia e Beratit, mësohet se vjedhjet më të mëdha jan regjistruar në lagjen “ Goricë”, “ Muzaka”, por ky shqetësim është vënë re edhe në lagje të tjera të qytetit.
Për të gjitha këto raste vjedhjes mësohet se është njoftuar polcia në këtë qytet ku janë kryher hetimet e rastit, por nuk është deklaruar për persona të dyshuar apo ndaluar. Ky është një fenomen i njohur për qytetin e Beratit, pasi edhe në vitet e kaluara banorët janë ankuar herë pas here për dëmet e shkaktuara nga këta grabitës.
Po ashtu, vjedhjet për skrap kanë prekur edhe kapakët e pusetave, apo materiale të hekurta të banesave të vjetra, duke krijura një rrezik edhe për jetën e tyre. Shumë persona, kryesisht fëmijë dhe adoleshentë kanë mbetur të plagosur, por edhe kanë ndërruar jetë nga shembja e ndërtesave te vjetra, si pasojë e zhveshjes së tyre nga materialet e hekurta për skrap.