Lezhë, makina përfshihet nga flakët s'ka të lënduar
LEZHE -Një tjetër automjet përfshihet nga flakët në rrethin e Lezhës. Ngjarja ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm në fshatin Ishull Lezhe. Sipas policisë nje automjet tip Kia në pronësi të 44 vecarit Agron Kuçaj është djegur plotësisht, ndërsa ka qenë i parkuar prane banesës së vellait të këtij të fundit. Vete Kuçaj banon ne fshatin Kashnjet, ndërsa mbrëmjen e djeshme duket se e kishte kaluar në shtëpinë e vëllait të tij. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet. Një ditë më parë u përfshi nga flakët automjeti i kreut të komunës Zejmen të Lezhës.
(s.g/balkanWeb)
(s.g/balkanWeb)