E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria rrit kuotat në Universitete, 1600 studentë më shumë

TIRANE-Qeveria rrit me 9%  kuotat e pranimit në Universitete. Plot 1600 më shumë se në vitin akademik 2010- 2011. Vendimi është bërë i ditur sot nga Kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë.

Një nga aspektet më të rëndësishme të pranimeve në universitete do të jetë në fakin se 1/3 e treta e tyre këtë vit  do të jenë të orientuar në teknologjitë e informacionit e shkencave inixhinierike .

“Në këtë vit akademik në universitete do funksionojnë 192 degë e profile. Ç’ka përbën një përshtatje të vazhdueshme të arsimit tonë universitar. Një nga aspeketet më të rëndësishme të këtyre pranimeve qëndron në faktin se 1/3 e tyre këtë vit janë të orientuar në teknologjinë e informacionit, shkencat inxhinierike dhe natyrore.Vetëm në teknologjin e informacionit tek 22 degë apo diplomat e lidhura me të nisin studimet këtë vit 4500 studentë.“- tha kryeministri.

Kryeministri nënvizoi se “nuk do të ketë rritje të tarifave përveç inflacionit”. “Nuk do të ketë kuota” për studentët shqiptarë nga Mali i Zi e Presheva por do ti nënshtrohen vetëm konkursit. Sa i takon romeve zoti Berisha tha se “për këtë kategori do të ketë procedura te thjeshtuara.
 (s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›