E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, makina përfshihet nga flakët, s'ka të lënduar

LEZHE - Një tjetër automjet përfshihet nga flakët në rrethin e Lezhës. Ngjarja ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm në fshatin Ishull Lezhe. Sipas policisë, nje automjet tip Kia në pronësi të 44 vecarit Agron Kuçaj është djegur plotësisht, ndërsa ka qenë i parkuar prane banesës së vellait të këtij të fundit. Vete Kuçaj, banon ne fshatin Kashnjet, ndërsa mbrëmjen e djeshme duket se e kishte kaluar në shtëpinë e vëllait të tij. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet. Një ditë më parë u përfshi nga flakët automjeti i kreut të komunës Zejmen të Lezhës.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›