E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe ne pranga 3 persona kapen me euro falso

Policia e Lezhes mengjesin e sotem ka vene ne pranga tre persona pasi akuzohen per falsifikim parash. Burime nga policia bejne me dije te arrestuarit jane shtetasit Gjok Dodaj 22-vjec Drilona Gjinaj 24 -vjec si dhe Gjergj Nikolli 33-vjec. Mesohet se denoncimi per tre te arrestuarit ka ardhur nga nje punonjes i nje kompanie siguracionesh ku 22-vjecari kishte shkuar per te paguar siguracionin e makines. Pasi ka konstatuar qe eurot ishin false punonjesi i kompanise te siguracioneve e ka denoncuar 22-vjecarin ne polici. Menjehere pas kallezimit policia ka bere te mundur arrestimin 22-vjecarit Gjok Dodaj ndersa dy personat e tjere jane arrestuar si bashkepunetore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›