Lezhe ngjyrues e kimikate ne buke prodhuesit Po penalizohemi
LEZHE- Ka disa dite qe ne shtyp po qarkullon informacioni se ne vendin tone per prodhimin e bukes po perdoren ngjyrues dhe kimikate te cilat mund te rrezikojne shendetin e konsumatoreve. Kjo ka dhene ndikimin edhe ne Lezhe ku thuajse ne te gjitha dyqanet dhe furrat e bukes eshte pergjysmuar klientela ne keto tre ditet e fundit sic deklaroi edhe nje shitese. I menjehershem ka qene edhe reagimi i prodhuesve te bukes ne Lezhe te cilet deklarojne se po penalizohemi te gjithe padrejtesisht dhe jemi te gatshem te hetohemi dhe te perballemi me ligjin. Ka tre dite qe gjysma e bukeve te prodhuara nuk tregtohet pohoi Viktor Malaj Kryetari i Shoqates se Prodhuesve te Bukes ne Lezhe Gjergj Lleshi deklaroi se mund te kete edhe ne furrat e Lezhes abuzime pasi ushtrojne aktivitetin 30 furra te tilla. do prodhues buke duhet te garantoje shendetin e konsumatoreve. Lleshi u ka bere apel kolegeve te tij qe te heqin dore nga perdorimi i ngjyruesve dhe kimikateve. Sipas tij buka ne Shqiperi ndryshe nga cdo vend ne bote eshte prodhim ditor. Nga kontaktet e marra me te pjesen me te madhe te prodhuesve te bukes ne Lezhe deklarojne se ata nuk perdorin kimikate ndersa konsumatoret hezitojne te shprehen.