E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta Ne 8 maj nuk ndryshon vetem Kryetari i Bashkise por filozofia e drejtimit

Meta te njesia nr.7

Tirane 2 prill 2011 NOA- Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta gjate dites se sotme ka zhvilluar nje takim me anetaret e Levizjes se Gruas per Integrim ku dhe ka prezantuar kandidatin per minibashkine nr.7 te Aleances per Qytetarin Krenar Alimehmeti.

Gjate fjales se tij Meta tha se LSI e ka mbajtur premtimin per perfaqesimin e grave pasi sipas tij kjo parti eshte perfaqesuese e denje  per te drejtat e grave.

Ajo qe dua te vleresoj ne programin e paraqitur nga kryetari i ri i bashkise z. Basha qe  eshte pikerisht marrja e pergjegjesive sociale te bashkise si nje koncept i ri i domosdoshem qe bashkia dhe ata qe zgjidhen te marrin persiper per te kontribuar per rritjen e punesimit dhe kuptohet per uljen e papunesise permes iniciativave te tyre permes bashkepunimit me sipermarrjen private vendase dhe te huaj permes krijimit te skemave te punesimit dhe te vetepunesimit pra te bizneseve te vogla pasi nje bashki sidomos si kjo e Tiranes i ka te gjitha mundesite resurset financiare per te ndermarre skema te tilla u shpreh Meta gjate fjales se tij.

Sipas tij ndryshimi me emergjent per Tiranen eshte ai i kryetarit te Bashkise Edi Rama si dhe menyren e drejtimit ne menyre qe te kete nje drejtim transparent dhe nje angazhim i LSI-se e cila do te jete force percaktuese edhe per keshillin e bashkise por edhe nje nga angazhimet e kandidatit te Aleances per Qytetarin eshte berja transparente on-line e buxhetit te baskise.

Nder te tjera kreu i LSI-se tha se vendimi i qeverise per fasonet eshte nje vlere e shtuar ne tregun e punes per grate.

Duke vijuar me tej Meta shtoi se Tirana ne 8 maj do votoje per veten dhe per ndryshimin e madh pasi me keto zgjedhje nuk do ndryshoje thjesht kryetari por filozofia e drejtimit.

Ai e konsideroi kandidatin Krenar Alimehmeti si te denje per drejtuar njesine bashkiake 7 pasi tha Meta ai eshte Krenari perfaqesues i vlerave me te mira te qytetareve te Tiranes.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeMeta prezanton kandidatin ne Permet Rruga e integrimit kthen endrrat ne realitetVideopergjimi Meta-Prifti Meta Ina Rama genjeu ParlamentinMeta 8 Maji zgjedhje administrative jo politikeMeta ne Berat Ne 8 maj do denohet zjarrevenesi i demokracise dhe politika e dhunesMeta ne Gjirokaster Rama i ngre shqiptaret kunder njeri- tjetrit dhe kunder kombit Lidhje8 maji drejtuesi i bashkise Tirane Ilir Meta Krenar Alimehmeti ndryshon drejtimi njesia nr.7 prezanton kandidatin takim me grate

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›