Lezhe plagos kusheririn per pronen
Një 52- vjeçar është plagosur rëndë nga kushëriri i tij në sheshin para prefekturës në Lezhë. Luigj Çelaj, 43-vjeç ka plagosur me pistoletë Nikoll Celaj, 52- vjeç, duke i shkaktuar atij plagë të rënda. I plagosuri pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Lezhës është transportuar drejt spitalit ushtarak në Tiranë.
Policia bën të ditur se autori i ngjarjes është kapur nga patrulla e përgjithshme si dhe është sekuestruar edhe arma e krimit. Ngjarja ndodhi për shkak të një konflikti pronësie mes palëve.
Lindita Kokaj