Lezhe rrihen kandidatet. Ne spital Zef Hila i PS-se
Tensionohet situata politike në Lezhë në ditët e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 8 majit. Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” për Komunën e Blinishtit Zef Hila është rrahur me kandidatin rival, Jak Zhuba pas përfundimit të një takimi elektoral të Hilës në fshatin Fishtë. Hila dhe shoqëruesi i tij u dërguan në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën mjeksore.
Deputeti i PS-së, Gjovalin Kadeli bëri thirrje për distancim nga aktet e dhunës. Policia ka shoqëruar në komisariat palët për t’i marrë në pyetje për konfliktin fizik të tyre .
Ndërsa në Durrës afërsia e dy shtabeve elektoale të PD dhe PS në lagjen numër një të qytetit ka shkaktuar një konflikt fizik ndërmjet dy anëtarëve të tyre. Ervin Muça anëtar i shtabit të PS është qëlluar tre herë me thikë nga Ergest Ferrhati 23 vjec anëtar i shtabit të PD. Muça është dërguar në spitalin e qytetit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Lindita Kokaj
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 04 maj 2011 )