E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, plagos rëndë ish-gruan dhe vret të atin e saj

Autori i quajtur Ludovik Murri është futur në shtëpinë e viktimave mesnatën e kaluar, duke hapur zjarr mbi pjesëtarët e familjes dhe më pas është larguar për t’i shpëtuar arrestimit.

Viktima është Fran Vukcani, dhe është plagosur ish-gruaja e autorit, Lindita Vukcani. Murri ishte në konflikt me familjen e ish-bashkëshortes, për shkak se ajo kishte kërkuar në gjykatë divorcin me të.

E plagosura aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën, e shtruar në spital. Policia po punon për kapjen e autorit dhe vendosjen e tij para drejtësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›