E Diel, 1 Nëntor 2026

Përdorte vajzat minorene për zjarrvënie, kapet autori

Metlli Memushi, nga fshati Salar i Tepelenës, për t’i shpëtuar akuzave për zjarrvënie, ka përdorur dy vajzat, 9 dhe 13 vjece, për të djegur pyjet dhe kullotat e zonës.

Mendohet se Memushi i ka djegur pyjet për t’i përdorur tokat djerrë, vite më pas për ushqimin e bagëtisë duke eliminuar shkurret dhe pemë që bllokonin zonën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas denoncimit të kryer nga një dëshmitar nëpërmjet telefonit, se përgjatë rrugës Tepelenë-Salari po vendosej zjarr.

Ai qëndronte në makinë dhe udhëzonte vajzat e tij minorene që të vendosin zjarrin në pikat ku mund të shtohej me shumë flaka. Zjarri në këtë zonë është mundur të shihej vetëm gjatë orëve të natës së djeshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›