E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, plagoset një person me armë gjahu

Një person është plagosur me armë gjahu në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në fshatin Gocaj ,ku shtetasi Agron Keçi, 39 vjeç ka qëlluar me armë mbi shtetasin Marjan Marinaj, 23 vjeç duke e lënë të plagosur.

Ndërkohë i plagosuri është dërguar menjëherë në spital ku dhe bëhet e ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit.

Nuk dihen ende motivet që kanë çuar në këtë ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›