Oli Rehn hedh idenë e "zonave të posaçme ekonomike" në Greqi
“BE do të ishte i hapur të bashkëpunonte me Greqinë për të krijuar "zonat e posaçme ekonomike" si një mjet për përmirësimin e kushteve të biznesit në vend, thotë Komisioneri Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Monetare Olli Rehn. "Zonat e posaçme ekonomike” janë zona që mund të ofrojnë "privilegje tregtare."
Në përgjigjen e tij me shkrim për një pyetje në Parlamentin Evropian, Rehn tha se ideja e krijimit të këtyre zonave është një "ide interesante", që mund të ndihmojë vendin të bëhet më konkurrues, megjithatë, tha se nuk e ka diskutuar me BE-në ose autoritetet greke.
"Ne besojmë se është një ide e cila do të shqyrtohet nga autoritetet greke nëse ata duan për të vazhduar me këtë iniciativë. Pasi qeveria të vendosë, komisioni është gati për të diskutuar me autoritetet greke shanset për të vënë në praktikë këto ide, "tha ai.
Një “zonë e veçantë ekonomike” do të kërkojë shqyrtim të kujdesshëm të partive politike, tatimorëve dhe biznesit, shtoi ai
(e.m/BalkanWeb)