E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, policia kap 127 kg drogë

Policia e Sarandës ka sekuestruar 127 kg kanabis sativa gjatë kotrollit rutinë të automjeteve në hyrje të qytetit. Në automjetin me targë TR 2375 I, që mendohet të jetë e falsifikuar, është gjetur gjithashtu edhe një automatik tip kallashnikov, si dhe një felinë policie.

Gjatë ushtrimit të kontrollit, autori ka arritur t`u shpëtojë forcave të policisë dhe të largohet nga vendi i ngjarjes. Sipas burimeve, mësohet se droga vinte nga Gjirokastra me destinacion shtetin grek.

Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të autorit, për arrestimin e tij si posedues i lëndëve narkotike dhe municioneve ushtarake.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›