Lezhe policia harton planin e masave per zgjedhjet

Drejtoria e Policise se qarkut Lezhe ka hartuar Planin e Masave me detyra konkrete per mbarevajtjen e procesit zgjedhor ne territorin e ketij qarku. Kjo drejtori ka perfunduar trajnimi i te gjithe punonjesve te policise se ketij qarkut te cilet do angazhohen me sherbime para gjate dhe pas procesit zgjedhor.
Drejtoria e Policise Qarku Lezhe ne bashkepunim me Komisariatet e Policise Lezhe LacMirdite pervec angazhimit dhe masave te marra per sigurimin e rendit dhe qetesise publike per periudhen zgjedhore ka marre gjithashtu masa per evidentimin zbulimin e cdo lloj vepre penale dhe goditjen e personave apo grupeve me tendenca kriminale.
Ne shkalle qarku jane zhvilluar gjithsej 104 takime elektorale nga ku 37 takime jane zhvilluar ne Lezhe 26 ne rrethin e Kurbinit dhe 41 ne rrethin e Mirdites ne te cilat nuk eshte shenuar asnje incident.