Presidenti i Komisionit Evropian Barroso viziton Tiranen me 21 maj

Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso do te vizitoje Shqiperine me 21 maj bashke me nje delegacion zyrtar te nivelit te larte. Lajmi eshte bere i ditur nga ambasadori i KE-se ne Tirane Etore Sekui gjate nje takimi pune qe zhvilloi me presidentin Bamir Topi.
Gjate takimit Topi-Sekui eshte diskutuar situata ne vend ne prag te zgjedhjeve vendore te 8 majit ne kete pike Topi ka theksuar nevojen e zhvillimit te nje fushate sa me te qete.
Nga ana e tij kreu i Delegacionit te BE-se ne Tirane ambasadori Sekui vuri ne pah rendesine jetike qe zgjedhjet vendore te 8 majit kane per ecurine integruese evropiane te Shqiperise.