E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, pranga 58-vjeçarit për mbajtje armësh

Policia e Lezhës ka arrestuar të shtunën një shtetas, pasi gjatë kontrollit te ushtruar në banesën e tij, u gjendën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi armësh dhe municionesh luftarake. Kështu, në prangat e policisë ka rënë shtetasi Ramazan Ymeri, 58-vjeç, lindur në Krujë dhe banues në fshatin Malbardhë të Komunës Milot të Rrethit Kurbin. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan, një automatik kallashnikov model 56, një armë gjahu, një pistolete, arka me fishekë, krehra të mbushur me fishekë, të cilët i mbante pa leje. Policia ka kryer veprimet e para hetimore, ndërsa materialet për këtë shtetas i kanë kaluar prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme për veprat penale të "Prodhimit, mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak" dhe "Prodhimit, mbajtjes pa leje të armëve sportive dhe armëve të gjahut".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›