E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe rrihet ne prite kandidati socialist per komunen e Blinishtit

Kandidati i koalicionit opozitar Aleanca per te Ardhmen ne komunen e Blinishtit Lezhe eshte rrahur barbarisht nga disa persona. Zef Hila mesohet te jete derguar urgjentisht ne spitalin e Lezhes pas plageve te marra si pasoje e rrahjes barbare te ushtruar mbi te.

Sipas burimeve per gazeten Shekulli Hila eshte qelluar me tyten e pistoletes dhe grushta disa here pas nje prite qe i kishin zene mbremjen e sotme persona te paidentifikuar ende. Sipas Hiles dhuna ndaj tij eshte ushtruar nga kandidati rival dhe militante te Partise Demokratike por policia e Lezhes ende nuk eshte shprehur ne nje komunikate per kete ngjarje.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›